Sezoni i parë në Formula 1 për pilotin e ri italian Kimi Antonelli ka qenë me ulje-ngritje. Në 12 garat e para me makinën Mercedes ai ka korrë një podium (në Kanada), por në paraqitjet e fundit ka patur shumë zero për shkak të tërheqjeve, problemeve apo aksidenteve.
Ulje dhe ngritje, të natyrshme për një fillestar, momente që demonstrojnë rëndësinë e familjes, lidhjeve dhe gjithçkaje që mund të normalizojë jetën dhe emocionet e një 18-vjeçari i cili edhe mund të mbingarkohet nga bota e Formula 1.
Vetë Antonelli e përjetoi këtë presion në Imola, ku mësoi të gjente kohë për veten.
“Në Formula 1, është si të notosh në një det plot me peshkaqenë, mund të biesh në kurth dhe të të hanë në një çast. E kuptova këtë në Imola. Atje kuptova sa e rëndësishme është të gjej kohë për veten, momente ku mund të jem vetëm në një vend të qetë, ku mund të izolohem“, i tha piloti i Mercedes.

“Në karrocerinë e inxhinierëve ka një dhomë të rezervuar për pilotët. Shkoj atje para se të hipi në makinë, vizualizoj dhe riluaj xhirot e pistës në kokën time dhe, për ta bërë këtë, duhet të jem i qetë. Më parë, nuk u kushtoja vëmendje këtyre aspekteve, por tani i konsideroj thelbësore për të dhënë 110 për qind“, shtoi Antonelli.



