Barcelona me vendim për Dumfries
B

Barcelona me vendim për Dumfries

Barcelona nuk pritet të vazhdojë interesimin për mbrojtësin holandez, Denzel Dumfries.

Sipas mediave spanjolle, Dumfries shihej si një alternativë e mundshme për krahun e djathtë, falë profilit të tij sulmues dhe klauzolës së ulët prej 25 milionë eurosh, transmeton AutoPortali.

Megjithatë, drejtuesit katalunas kanë vlerësuar se pozicioni i mbrojtësit të djathtë është i mbuluar mjaft mirë për momentin.

Klubi ka konfirmuar besimin te Jules Koundé, i cili është kthyer në një titullar të padiskutueshëm në atë pozitë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Barça planifikon të rinovojë kontratën e Koundés, për ta blinduar nga interesimi i klubeve të Premier League.

Trajneri Hansi Flick po ashtu ka besim te të rinjtë Héctor Fort dhe Eric García, të cilët shihen si zëvendësues të vlefshëm në rast nevoje.

Vetëm nëse largohet ndonjë lojtar nga formacioni aktual,  në qendër të mbrojtjes ose në mesfushë, Barcelona mund të rishqyrtojë mundësinë e një përforcimi të ri në krahun e djathtë.

TË FUNDIT