Notarët kosovarë kanë vazhduar paraqitjet e tyre në Festivalin Evropian të Rinisë (EYOF), që po mbahet në Shkup, me gara në disiplinat e stilit të lirë.
Dior Krasniqi garoi në disiplinën 100 metra stil i lirë, duke regjistruar kohën 57.37 sekonda. Me këtë rezultat, ai u rendit në vendin e 37-të në klasifikimin e përgjithshëm, shkruan AutoPortali.
Ndërkohë, Joana Jasiqi u paraqit në disiplinën 400 metra stil i lirë, duke përfunduar me kohën 4:48.48 minuta. Ajo u rendit e treta në baterinë e saj dhe e 34-ta në ranglistën përfundimtare.
Të dy sportistët do të vijojnë pjesëmarrjen e tyre në EYOF edhe në ditët në vijim, ku do të garojnë në disiplina të tjera noti.


                                    

