Drag Race 2, festa e madhe po afrohet
D

Drag Race 2, festa e madhe po afrohet

Pak ditë para garës së madhe, Drag Race 2, e cila mbahet më 2 e 3 gusht, vërehet qartë interesimi i madh, si për pjesëmarrje, ashtu edhe në aspektin e shikueshmërisë.

Tradicionalisht, gara e gushtit ka qenë më e madhja, për faktin që është kohë e pushimeve dhe shumë garues janë edhe nga diaspora, të cilët aktualisht janë në vendlindje.

Gjithsesi, do të ketë edhe garues nga vendet tjera dhe kjo tashmë është edhe e konfirmuar, pasi disa prej tyre kanë aplikuar për pjesëmarrje.

Kur bëhet fjalë për aplikimin, garues të dëshmuar, madje fitues të mëhershëm e kanë kryer këtë procedurë dhe po i bëjnë përgatitjet e fundit për garë, me synimin për të arritur rezultat sa më të mirë.

 

 

TË FUNDIT