Ferrari vjen në Çmimin e Madh të Belgjikës me përditësime të rëndësishme në makinën SF-25, përfshirë pezullimin e ri të pasmë. Gara në Spa-Francorchamps shënon rikthimin e formatit Sprint dhe është një sfidë kyçe për skuadrën italiane, që kërkon të maksimizojë potencialin teknik pas testimeve në Mugello.
“Përmirësimet janë rezultat i një pune intensive në fabrikë. Duhet të japin efekt që në fillim”, deklaroi drejtuesi i Ferrarit, Frederic Vasseur.
Ai theksoi rëndësinë e çdo detaji në një kampionat kaq të ngushtë, veçanërisht në një pistë si Spa ku edhe moti mund të ndikojë strategjitë.
Ferrari mbetet e fokusuar për të nxjerrë maksimumin nga fundjava, në një pistë që shpesh ndan fatet e sezonit.



