Tim Mayer e nis zyrtarisht fushatën për kreun e FIA-s
T

Tim Mayer e nis zyrtarisht fushatën për kreun e FIA-s

Tim Mayer, ish-komisari i shkarkuar nga presidenti aktual i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për presidencën e FIA-s me publikimin e pjesës së parë të manifestit të tij, të titulluar “Impact Manifesto”.

Mayer premton një “rikthim të demokracisë në FIA” dhe akuzon lidershipin aktual për mungesë transparence dhe mosmbajtje të premtimeve të bëra në zgjedhjet e vitit 2021. Në thelb të platformës së tij qëndron transformimi i kulturës organizative nga një “strukturë kontrolli” në një “strukturë shërbimi”, si dhe vendosja e standardeve të reja etike dhe qeverisëse.

Ndër prioritetet kryesore përmenden: reduktimi i fuqisë ekzekutive të presidentit, ngritja e një komiteti të pavarur financiar dhe një mekanizëm “të vërtete dhe pajtimi” për hetimin e abuzimeve të së kaluarës. Ai synon që FIA të renditet në 20 për qind më të mirat ndërkombëtarisht për qeverisje deri në vitin 2028.

Megjithatë, Mayer ende nuk ka zbuluar ekipin e plotë mbështetës dhe propozimet konkrete për mobilitetin dhe sportin, çështje që pritet të kenë ndikim vendimtar te votuesit në zgjedhje.

TË FUNDIT