Racing Bulls e Aston Martin sjellin përmirësimet për garën në Belgjikë
R

Racing Bulls e Aston Martin sjellin përmirësimet për garën në Belgjikë

Skuadrat Racing Bulls dhe Aston Martin kanë sjellë përmirësimet e fundit aerodinamike në Çmimin e Madh të Belgjikës, fundjavë që zhvillohet me formatin sprint.

Të dyja skuadrat synojnë të përmirësojnë pozitat në renditjen e ngjeshur në Formula 1, përpara se fokusi të kalojë plotësisht te sezoni 2026.

Racing Bulls ka grumbulluar 26 pikë që nga gara në Monako dhe po përpiqet të rikuperojë diferencën prej 5 pikësh ndaj Sauber, që ka përfituar nga përmirësimet e fundit.

Skuadra ka sjellë disa pjesë të reja aerodinamike në Spa, por drejtuesit pranojnë se pjesa më e madhe e zhvillimit është zhvendosur tashmë për vitin e ardhshëm.

Edhe Aston Martin ka konfirmuar një komponent të ri “të madh” për këtë fundjavë, pas testimeve të fundit në Silverstone. Ekipet janë të vetëdijshme se edhe një e dhjeta sekonde mund të bëjë diferencën mes eliminimit në Q1 apo kualifikimit në Q3, ndaj saktësia në pistë do të jetë vendimtare.

 

TË FUNDIT