Publikohet kalendari i MotoGP për vitin 2026, bie në sy një ndryshim i madh
P

Publikohet kalendari i MotoGP për vitin 2026, bie në sy një ndryshim i madh

MotoGP ka zbuluar kalendarin e saj për vitin 2026, me Çmimin e Madh të Brazilit që do të zë vendin e Çmimit të Madh të Argjentinës, si ndryshimi i vetëm i madh në renditje.

MotoGP ka publikuar një kalendar me 22 gara për sezonin 2026, ku Çmimi i Madh i Brazilit zëvendëson atë të Argjentinës në fillim të marsit.

Burirami do të vazhdojë të jetë gara hapëse e sezonit deri në vitin 2027, me Çmimin e Madh të Tajlandës për vitin e ardhshëm që do të zhvillohet më 27 shkurt – 1 mars.

Ndryshimi kryesor për sezonin 2026 ndodh në garën e dytë të kampionatit, ku Argjentina largohet dhe Çmimi i Madh i Brazilit rikthehet në kampionat pas një mungese 22-vjeçare. Gara do të zhvillohet më 20-22 mars në Autodromin Ayrton Senna në Goiania.

Pas Brazilit, pason gara për Çmimin e Madh i Amerikës në Austin më 27-29 mars, përpara se kampionati të zhvendoset në Lindjen e Mesme për Çmimin e Madh të Katarit më 10-12 prill.

Çmimi i Madh i Hungarisë mbetet në kalendar për vitin e dytë radhazi në Balaton Park, por zhvendoset më herët në një datë 5-7 qershor, ndërkohë që gara britanike zhvendoset për në gusht pas një eksperience të pasuksesshme në fund të majit këtë vit.

Çmimi i Madh i Aragonit mbetet në kalendarin e MotoGP pavarësisht dyshimeve për të ardhmen e tij dhe do të zhvillohet si një ngjarje e vetme më 28-30 gusht.

Një dyshe garash finale në Europë përmbyll aksionin e verës, me garat në Misano dhe Austri me këtë të fundit që zhvendoset nga data e zakonshme në gusht për në 18-20 shtator.

Pas kësaj, MotoGP zhvendoset sërish në Azi, duke filluar me Çmimin e Madh të Japonisë, kontrata e së cilës është rinovuar deri në vitin 2030, dhe Indonezinë, që përbëjnë një dyshe garash, ndjekur nga një tjetër dyshe me garat në Australi dhe Malajzi.

MotoGP kthehet në Evropë për të mbyllur sezonin me dy garat e fundit, ashtu si këtë vit, në Portimao dhe Valencia, ku kjo e fundit do të presë edhe garën përfundimtare të sezonit më 20-22 nëntor.

Për më tepër, testi i parë para-sezonal për vitin 2027 me motorët me rregulloret e reja do të zhvillohet të martën, më 24 nëntor, në Valencia.

TË FUNDIT