Schumacher ndryshon mendimin për të ardhmen e Verstappenit
S

Schumacher ndryshon mendimin për të ardhmen e Verstappenit

Ralf Schumacher, ish-piloti i Formula 1, ka ndryshuar qëndrim lidhur me transferimin e mundshëm të Max Verstappen nga Red Bull te Mercedes.

Schumacher më herët kishte deklaruar se kalimi ishte pothuajse i sigurt, por pas shkarkimit të Christian Hornerit dhe emërimit të Laurent Mekies si drejtues i ri i Red Bull Racing, situata ka ndryshuar.

“Red Bull ka bërë lëvizje të mira dhe atmosfera në ekip është përmirësuar. Verstappen mund të qëndrojë, sidomos nëse gjithçka stabilizohet”, tha Schumacher.

Ai shtoi se problemet në ekip dhe përplasjet me Hornerin e shtynë Verstappenin të mendojë për largim, por tani situata është “plotësisht e hapur”.

Sipas tij, Mercedes mund të mos jetë më destinacioni i sigurt për kampionin botëror, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Verstappen për të ardhmen e tij.

TË FUNDIT