Joseph Parker kundërshtari radhës i Oleksandr Usyk
J

Joseph Parker kundërshtari radhës i Oleksandr Usyk

Oleksandr Usyk ka shkruar sërish historinë në botën e boksit, duke u bërë boksieri i parë mashkull që shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda për herë të tretë.

Ukrainasi siguroi këtë arritje pas një fitoreje dominuese ndaj britanikut Daniel Dubois, të cilin e mposhti me nokaut teknik në raundin e pestë.

Ky është unifikimi i dytë i titujve në divizionin e peshave të rënda për Usyk, i cili në vitin 2018 kishte fituar gjithashtu të gjithë rripat në kategorinë e peshave të mesme.

Pas këtij suksesi, vëmendja është zhvendosur drejt kundërshtarit të radhës për Usyk.

Ndërsa përmenden emra si Tyson Fury, i cili ka shprehur interes për t’u rikthyer në ring, apo Anthony Joshua, për të cilin tifozët kërkojnë një revansh, duket se vendimin për momentin e ka marrë WBO (Organizata Botërore e Boksit).

Përmes një deklarate zyrtare, WBO ka bërë të ditur se Joseph Parker, boksieri nga Zelanda e Re, është sfiduesi i detyruar për rripin e kampionit në pronësi të Usyk.

“WBO zyrtarisht ka urdhëruar nisjen e negociatave për ndeshjen e detyruar të titullit të kategorisë së rëndë midis Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker. Të dyja palët kanë 30 ditë për të arritur një marrëveshje. Në të kundërt, do të nisë procedura e ofertave publike,” thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetin X.

Kjo do të jetë përballja e parë profesionale mes Usyk dhe Parker, një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e madhe të publikut dhe ekspertëve të boksit, pasi të dy janë ndër boksierët më të mirë aktualë në peshat e rënda. /AutoPortali

 

 

TË FUNDIT