City gjen zëvendesuesin e Edersonit
C

City gjen zëvendesuesin e Edersonit

Manchester City ka fituar betejën me Newcastle United për nënshkrimin e portierit të përfaqësueses U21 të Anglisë, Trafford.

Skuadra e Pep Guardiolës ka barazuar ofertën prej 27 milionë eurosh të ‘Gjelave të Mëdhenj’ dhe ka arritur marrëveshje me 22-vjeçarin për një kontratë pesëvjeçare, me opsion për një vit shtesë.

Ky transferim vjen në kohën kur City po planifikon të forcojë repartin e portierëve, duke e bashkuar Trafford me Ederson dhe Stefan Ortega në ‘Etihad Stadium’, transmeton AutoPortali.

Trafford, i cili është pjesë e sistemit rinor të Cityt që nga mosha 12-vjeçare, nuk pati mundësinë të debutonte me ekipin e parë gjatë periudhës së tij të parë në klub.

Për të marrë më shumë eksperiencë, portieri u huazua te Burnley, ku përballoi sfida të mëdha në sezonin e tij debutues nën drejtimin e ish-kapitenit të Manchester Cityt, Vincent Kompany.

Ai përjetoi një sezon të vështirë duke pësuar 62 gola dhe u largua nga formacioni titullar për pjesën e fundit të sezonit, ndërsa Burnley humbi vendin në Ligën Premier.

Megjithatë, sezonin e fundit Trafford u rikthye fuqishëm nën drejtimin e trajnerit Scott Parker, duke treguar konsistencë dhe formë të mirë.

Ai pësuar vetëm 16 gola në 45 ndeshje, duke ndihmuar Burnleyn të sigurojë ngjitjen automatike në elitën e futbollit anglez, një arritje kyçe për karrierën e tij.

Në anën tjetër, Ederson, portieri kryesor i Manchester Cityt, është përfolur se mund të largohet nga klubi. Por vetë braziliani ka mohuar këto spekulime duke i cilësuar si ‘lajme të rreme’.

Prandaj, pritet që Ederson të qëndrojë pjesë e ekipit dhe të mbajë rolin kryesor në portën e Cityt, ndërsa Trafford do të shërbejë si zëvendësues dhe për të fituar eksperiencë.

Ky transferim tregon qartë ambicien e Manchester Cityt për të ndërtuar një repart portierësh të fortë dhe për të siguruar talentë të rinj që mund të jenë pjesë e projektit afatgjatë të klubit. /AutoPortali

 

TË FUNDIT