Kosova përballet me Hungarinë në Kampionatin Evropian në basketball
K

Kosova përballet me Hungarinë në Kampionatin Evropian në basketball

Kosova U18 ka nisur rrugëtimin e saj në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në qytetin Pitesti të Rumanisë.

Në ndeshjen hapëse të grupit, “Dardanët e rinj” përballen me përfaqësuesen e Hungarisë, një sfidë që pritet të jetë e fortë, por edhe një mundësi për të shënuar një start pozitiv në këtë kompeticion evropian, shkruan AutoPortali.

Përballja do të zhvillohet sot (e enjte) nga ora 17:00, ndërsa Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë thirrje për mbështetje të madhe ndaj kombëtares sonë të re.

“Le t’i mbështesim djemtë tanë drejt fitoreve dhe sukseseve ndërkombëtare!”, thuhet në njoftimin zyrtar të FBK-së, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Kosova gjendet në një grup sfidues dhe kërkon që me paraqitje të mira të bëjë hapin e radhës drejt ngritjes së nivelit të basketbollit të të rinjve. Turneu në Rumani do të jetë një test i rëndësishëm për të matur progresin dhe potencialin e gjeneratës së re.

TË FUNDIT