Çiklisti kosovar përfundon garimin në EYOF Shkupi 2025
Ç

Çiklisti kosovar përfundon garimin në EYOF Shkupi 2025

Çiklizmi ka përmbyllur garat e tij në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025, ku Kosova u përfaqësua nga çiklisti i ri Dion Bytyqi.

Bytyqi garoi në disiplinën e çiklizmit rrugor, ku dha maksimumin në një konkurrencë të fortë.

Megjithatë, fati nuk ishte në anën e tij, në 20 kilometrat e fundit të garës, ai u përfshi në një aksident së bashku me disa çiklistë të tjerë, gjë që ndikoi ndjeshëm në ecurinë e tij, transmeton AutoPortali.

Pas ndërrimit të biçikletës dhe për shkak të lëndimit të pësuar në aksident, Dioni humbi kohë të vlefshme dhe përfundoi garën në vendin e 88-të nga 99 garues gjithsej.

Përveç garës rrugore, Bytyqi kishte marrë pjesë më herët edhe në disiplinën e kronometrit, duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat e Kosovës në një nga evenimentet më të rëndësishme sportive për të rinj në Evropë.

Pjesëmarrja në EYOF përbën një përvojë të çmuar për sportistët e rinj kosovarë, të cilët po ndërtojnë karrierën e tyre në arenën ndërkombëtare. /AutoPortali

TË FUNDIT