Lajm i mirë për dashamirët e Rally-t
L

Lajm i mirë për dashamirët e Rally-t

Organizatorët e Rally-t Monte Carlo po planifikojnë rikthimin e një etape speciale në pistën e famshme të Çmimit të Madh të Monakos në sezonin 2026 të Kampionatit Botëror të Rally-t (WRC), për herë të parë që nga viti 2008.

Etapa pritet të zhvillohet të shtunën, në pjesën e poshtme të pistës së F1, nëse miratohet përfundimisht. Në këtë rast, rally-ja do të zhvendoset nga Gap në Monte Carlo një ditë më herët se zakonisht.

Rally Monte Carlo 2026 do të mbahet nga 22-25 janar dhe do të përfshijë 17 etapa në asfalt. Gara do të nisë të enjten mbrëma me tre etapa, dy prej të cilave në errësirë. E premtja do të ketë 129.38 km, ndërsa e shtuna 78 km, përfshirë një test të ri 30.10 km në La Breole/Bellaffaire.

Rally-ja do të mbyllet të dielën me dy kalime në Col de Braus/La Cabanette dhe La Bollene-Vesubie/Moulinet.

TË FUNDIT