Interesim i madh për Drag Race
I

Interesim i madh për Drag Race

Gara më e madhe e vitit në automobilizmin kosovar, Drag Race, po afrohet. Në fundjavë, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara e dytë e kësaj disipline për këtë vit, ndërsa interesimi për pjesëmarrje është shumë i madh.

Pesë ditë para garës, numri i atyre që kanë aplikuar është tejet i madh, ndërsa përveç garuesve vendorë dhe atyre nga diaspora, bie në sy edhe një numër i konsiderueshëm i garuesve nga Shqipëria dhe vendet e rajonit.

Të shtunën, fillimisht bëhet paraqitja në garë, verifikimi i dokumentacionit, pajisja me numrat startues dhe kontrollimi teknik.

Pastaj vazhdohet me vozitjet e lira dhe ato testuese, ku secilës veturë i matet koha dhe i caktohet klasa në të cilën do të garojë.

Pas këtyre procedurave, nis gara zyrtare.

 

TË FUNDIT