Granit Xhaka ka mbërritur në Angli mbrëmjen e së hënës, teksa është në përgatitjet e fundit për një transferim surprizë te Sunderland, skuadra e sapopromovuar në Premier League.
Mesfushori 32-vjeçar pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me klubin anglez, pasi t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore gjatë ditës së sotme (e martë), transmeton AutoPortali.
Ylli me origjinë shqiptare ka zbarkuar në Londër dhe tashmë janë shpërndarë pamje që e konfirmojnë ardhjen e tij.
Granit Xhaka has landed in the North East ahead of his move to Sunderland ⌛ pic.twitter.com/B8Ie1ft3JP
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) July 28, 2025
Xhaka ishte i shoqëruar nga agjenti i tij, Jose Noguera, dhe babai i tij, Ragip Xhaka, ndërkohë që detajet e fundit të marrëveshjes janë drejt finalizimit.
Sipas mediave angleze, Sunderland ka arritur një marrëveshje me Bayer Leverkusen në vlerën e 20 milionë eurove për kartonin e reprezentuesit zviceran, duke realizuar një nga goditjet më të bujshme të verës në futbollin anglez./ Autoportali



