Adnan Januzaj pritet së shpejti të zyrtarizojë kapitullin e tij të ri në karrierë.
Pas një periudhe të pasuksesshme te Las Palmas në La Liga, ylli kosovar me pasaportë belge është afër rikthimit te skuadra ku hodhi hapat e parë si futbollist profesionist, Anderlecht.
Mediat spanjolle, bëjnë të ditur se Januzaj është në bisedime të avancuara me gjigantin belg, dhe marrëveshja duket të jetë në rrugë të mbarë, transmeton AutoPortali.
Nëse transferimi konkretizohet, Januzaj mund të bashkohet me një tjetër emër të njohur nga Kosova në radhët e Anderlechtit, gjakovarin Besnik Hasi, i cili tashmë është pjesë e stafit teknik të klubit.
Aktualisht, Januzaj është nën kontratë me Sevillan dhe raportohet të jetë lojtari me pagën më të lartë në skuadër, çka mund të paraqesë një sfidë financiare për realizimin e marrëveshjes.
Megjithatë, të gjitha sinjalet tregojnë se palët janë të gatshme të gjejnë një kompromis për të mundësuar rikthimin e 29-vjeçarit në futbollin belg. /AutoPortali



