Rasti “fshesa”, Luis Enrique vendos listën e shtatë lojtarëve që nuk i do tek PSG
R

Rasti “fshesa”, Luis Enrique vendos listën e shtatë lojtarëve që nuk i do tek PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka vendosur të ndërmarrë hapa të qartë në këtë merkato vere, duke hartuar një plan të qartë për përforcimin e skuadrës.

Ai tashmë i ka dorëzuar bordit drejtues një listë me shtatë lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, me synimin për të liruar buxhetin e pagave dhe për të hapur rrugën për afrime të reja që do ta mbajnë ekipin konkurrues në Evropë.

Ndër emrat më të spikatur që Enrique nuk ka ndërmend të mbajë janë Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Milan Skriniar dhe Renato Sanches.

Mbrojtësi sllovak Skriniar është pranë kalimit te Fenerbahçe, ku Jose Mourinho po punon për ta sjellë në Stamboll

Gjtihastu edhe Asensio është në radarët e klubit turk, pasi nuk ka më vend të garantuar në Paris dhe synon të rigjejë formën me më shumë minuta loje.

Carlos Soler, një tjetër lojtar spanjoll, është pranë rikthimit në La Liga, pasi disa klube spanjolle kanë shprehur interes për të.

Ndërkohë, situata e Kolo Muanit mbetet e paqartë: pas huazimit te Juventusi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, klubi italian ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për blerjen e kartonit të tij.

Në listën e largimeve të mundshme janë edhe Renato Sanches, Nordi Mukiele dhe talenti i ri Ilyes Housni, i cili nuk ka bindur stafin teknik se mund të jetë pjesë e projektit të ri.

Pas triumfit në Champions League, PSG synon të freskojë grupin për të ruajtur nivelin elitar.

Luis Enrique ka përcaktuar qartë prioritetet e tij dhe tani mbetet që bordi drejtues të konkretizojë lëvizjet në merkato, duke përmbyllur shitjet dhe duke realizuar afrimet që do të forcojnë ekipin për sezonin e ri. /AutoPortali

 

TË FUNDIT