Rosberg sulmon Norrisin, merr shembull Hamiltonin
R

Rosberg sulmon Norrisin, merr shembull Hamiltonin

Kanë mbetur 11 gara deri në fund të Botërorit 2025 të Formula 1, por gjithçka tregon se kampioni do të jetë njëri nga dy pilotët e McLarenit. Ekziston një statistikë që tregon dominimin dërmues të makinave me ngjyrë portokalli.

Në pistën prestigjioze “Spa-Francorchamps”, ata siguruan dopietën e tretë radhazi. Për më tepër, ekipi me bazë në Uoking ka fituar pesë nga gjashtë garat e fundit të kampionatit dhe një total prej 10 nga 13 të mbajtura deri më tani. Kështu që ky Kampionat Botëror të jetë i pari për Oscar Piastrin ose Lando Norrisin. Në Çmimin e Madh të Belgjikës, australiani përsëri e tejkaloi shokun e tij të skuadrës, edhe pse Norris nisi nga pozicioni i parë.

“Nuk pata kthesën e parë më të mirë, por Oscar do të më kishte kaluar, gjithsesi. Ai kishte ritëm dhe rrjedhë më të mirë. Nuk jam shumë i zhgënjyer, por duhet të rishikoj se çfarë mund të kisha bërë më mirë”, tha piloti britanik pas garës së gjatë në Spa, event që e çoi në -16 pikë nga shoku i skuadrës. Lando bëri edhe gabime në pika të tjera që i kushtuan kohë të çmuar. Ai që i hedh benzinë zjarrit në luftën e brendshme te McLaren është “i pamëshirshmi” Nico Rosberg.

“Nëse po shkon me kulmin e shpejtësisë, mund të bësh gabime. Pyes veten nëse dikush si Lewis Hamilton do të kishte bërë ato gabime që bëri Norris. E kemi parë Hamiltonin të shtyjë si i çmendur në një garë shumë herë. Kur erdhi puna te koha e goditjes, nuk e pamë të bënte ato gabime. Nuk mendoj se kjo do t’i kishte ndodhur atij. Lewis nuk do t’i kishte bërë ato tri gabime”, tha kampioni botëror i F1 në vitin 2016.

TË FUNDIT