Njoftim me rëndësi për garuesit në Drag Race
N

Njoftim me rëndësi për garuesit në Drag Race

Njoftohen garuesit që do të marrin pjesë në Drag Race se, me qëllim që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, organizatori kërkon disiplinë e rregull jo vetëm nga garuesit, por edhe nga stafet e tyre përcjellëse.

Prandaj, ata duhet t’u përmbahen me përpikëri rregullave dhe udhëzimeve të organizatorit.

Ndër të tjera, në rregullore thuhet që:  ndalohet rreptësisht hyrja e stafit të garuesit në zonën midis vijës së para startit dhe vijës së finishit, për çfarëdo qëllimi (si asistencë teknike, festim i fitores e tjera), pa lejen e zyrtarëve të garës.

Shkelja e kësaj dispozite mund të çojë në skualifikimin e garuesit nga gara ose edhe nga garat e ardhshme.

Për të shmangur çdo tollovi para startit, garuesit sipas klasave përkatëse, do të njoftohen nga organizatori i garës për paraqitje në start përmes vendosjes së një njoftimi në xhamin e veturës.

Ky njoftim shërben si ftesë zyrtare për paraqitje në start. Brenda 10 minutave pas  vendosjes së njoftimit, garuesi duhet të jetë i gatshëm të lëvizë drejt vijës së startit.

Mosrespektimi i këtij rregulli rezulton me diskualifikim të garuesit.

TË FUNDIT