Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Luis Díaz nga Liverpool, duke e përforcuar ndjeshëm skuadrën e tyre.
Sulmuesi kolumbian ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2029, dhe do të mbajë fanellën me numrin 14, transmeton AutoPortali.
Transferimi i 28-vjeçarit i kushtuar klubit bavarez 75 milionë euro, çka e bën atë një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit, pas Harry Kane (rreth 100 milionë euro) dhe Lucas Hernandez (80 milionë euro).
Díaz vjen pas një sezoni të suksesshëm me Liverpoolin, ku realizoi 13 gola në Premier League, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës angleze.
Para aventurës në Angli, ai ka luajtur për Porto, duke ndërtuar një karrierë solide në Evropë.
Ky është përforcimi më i madh i Bayernit në këtë merkato, ndërsa klubi synon rikthimin në majat e futbollit evropian pas një sezoni pa titull në Bundesligë. /AutoPortali



