Sunderland ka bërë një goditje të madhe në këtë merkato verore duke zyrtarizuar transferimin e Granit Xhakës nga Bayer Leverkusen.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin nga “Stadium of Light”, duke shënuar një rikthim të bujshëm në futbollin anglez, transmeton AutoPortali.
Xhaka vjen pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në elitën europiane.
Ai ka luajtur 225 ndeshje në Premier League me Arsenal-in, ku fitoi dy FA Cup dhe mbajti për një kohë të gjatë shiritin e kapitenit.
This isn’t just a Club, this is Sunderland.
Welcome back to the @PremierLeague, Granit Xhaka! 😍 pic.twitter.com/MLfHyKBVzo
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) July 30, 2025
Në vitin 2023, ai iu bashkua Bayer Leverkusen, ku u shndërrua në një prej shtyllave të formacionit të Xabi Alonso-s. Me gjermanët, Xhaka fitoi Bundesligën pa asnjë humbje dhe DFB-Pokal, duke qenë pjesë e një sezoni historik për klubin.
Performancat e tij të shkëlqyera e renditën në vendin e 16-të në garën për Topin e Artë 2024. Me Kombëtaren e Zvicrës, Xhaka është një figurë kyçe prej vitesh dhe mban rekordin e paraqitjeve – plot 137 ndeshje si kapiten.
Për Sunderland-in, ky transferim sinjalizon ambicie të mëdha dhe synime serioze për të rikthyer klubin në nivelet më të larta të futbollit anglez. Për Xhakën, është një sfidë e re në një kampionat që e njeh shumë mirë.



