Gjyqtarët nga Kosova po fitojnë gjithnjë e më shumë besimin e UEFA-s, duke marrë detyra në garat prestigjioze evropiane.
Këtë javë, dy emra të njohur të arbitrimit kosovar, Genc Nuza dhe Mervan Bejtullahu, do të jenë në qendër të vëmendjes në ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të Conference League.
Genc Nuza do të gjykojë përballjen mes Zilina dhe Rakow, që zhvillohet të enjten nga ora 20:30, shkruan AutoPortali.
Mervan Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Gyori ETO – Pyunik, e cila luhet po nesër, me fillim nga ora 19:30.
Kjo është një tjetër dëshmi e progresit të arbitrimit kosovar dhe respektit në rritje që gëzon në arenën ndërkombëtare.
Përfshirja e tyre në faza të rëndësishme të kompeticioneve evropiane tregon profesionalizmin dhe përgatitjen e gjyqtarëve nga vendi ynë. /AutoPortali



