Zbulohet data se kur do te hidhet shorti për Kupën e Botës
Z

Zbulohet data se kur do te hidhet shorti për Kupën e Botës

Las Vegasi pritet të jetë mikpritësi i shortit zyrtar për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet më 5 dhjetor, raportoi të mërkurën mediumi i njohur ESPN.

Edhe pse FIFA nuk e ka zyrtarizuar ende vendin dhe datën, burime të afërta me organizatorët bëjnë të ditur se qyteti amerikan është përzgjedhur përpara disa kandidaturave nga Kanadaja dhe Meksika, shkruan AutoPortali.

Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu më i madh në histori, me pjesëmarrjen e 48 përfaqësueseve kombëtare, në vend të 32 sa ishin në edicionet e mëparshme.

Format i ri do të përfshijë 12 grupe me nga katër skuadra.

Për herë të parë, tre shtete do të organizojnë së bashku një Kampionat Botëror (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika).

Ndërkohë, finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 do të luhet më 19 korrik në stadiumin legjendar MetLife në East Rutherford, afër Nju Jorkut.

Ky edicion do të shënojë një etapë të re në historinë e futbollit botëror, si për nga përmasat, ashtu edhe për nga karakteri ndërkombëtar i organizimit. /AutoPortali

TË FUNDIT