Agjenda dhe rregullorja e garës Drag Race 2
A

Agjenda dhe rregullorja e garës Drag Race 2

Gara Drag Race 2 është gjithnjë e më afër (2 dhe 3 gusht), ndërsa tashmë është zyrtarizuar edhe agjenda dhe rregullorja e saj.

Gjithçka nis të shtunën në orën 08:30 – 10:00, kur në pikën e derivateve “Shell” në Sllatinë bëhet paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues.

Në të njëjtin vend, nga ora 08:30 – 11:00 bëhet kontrollimi teknik i veturave dhe verifikimi i dokumentacionit.

Në orën 11:45 është brifingu me garues, derisa në 12:00 nisin kualifikimet, të cilat përbëhen nga dy vozitje dhe ku secilës veturë do t’i matet koha dhe do t’i përcaktohet klasa.

15 minuta pas përfundimit të kualifikimeve, publikohen rezultatet kualifikuese, përcaktohen klasat dhe publikohet lista startuese.

Pas 15 minutave tjerë nisin garat në Drag Race 2, duke filluar nga klasa 16, pastaj 15, 14, 13 dhe 12.

Gara në këto klasa, në dy divizionet (AWD dhe FWD/RWD) mbahet të shtunën.

30 minuta pas përfundimit bëhet shpallja e fituesve dhe ndarja e shpërblimeve.

Të dielën nga ora 10:00 – 10:45 është brifingu me garues, ndërsa në orën 11:00 nis gara për klasën 11, për të vazhduar me klasën 10, 9…

30 minuta pas përfundimit, bëhet shpallja e fituesve dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Për t’i lexuar detajet e rregullore, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/share/p/19MzJSSJRM/

TË FUNDIT