Leverkusen falënderon Xhakën pas transferimit të tij tek Sunderland
L

Leverkusen falënderon Xhakën pas transferimit të tij tek Sunderland

Klubi gjerman Bayer Leverkusen ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje të plotë me klubin anglez Sunderland për transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.

Pas pranimit të kushteve të vendosura nga Leverkuseni, marrëveshja mes palëve u konkretizua me sukses dhe kalimi i Xhakës te Sunderland është tashmë i zyrtarizuar, transmeton AutoPortali.

“Granit Xhaka ka qenë një lojtar kyç dhe kontribues i jashtëzakonshëm në suksesin tonë gjatë sezonit të kaluar. Ai ka luajtur një rol vendimtar në fitimin e titullit të Bundesligës si dhe në triumfin në Kupën e Gjermanisë në vitin 2024,” u shpreh drejtori sportiv i klubit, Simon Rolfes.

Bayer Leverkusen ka reaguar gjithashtu edhe në rrjetet sociale, ku e ka falënderuar publikisht Xhakën për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij gjatë qëndrimit në klub.

Ata i kanë uruar atij suksese në vazhdim të karrierës, duke e shoqëruar postimin me një video lamtumire emocionale që tregon momentet më të mira të Xhakës me fanellën e Leverkusenit. /AutoPortali

TË FUNDIT