Guardiola i “dashuruar” pas Lopez, i gatshëm t’i shpenzojë 60 milionë për të
G

Guardiola i “dashuruar” pas Lopez, i gatshëm t’i shpenzojë 60 milionë për të

Manchester City ka shfaqur interes për talentin e ri të Barcelonës, Fermin Lopez.

Pep Guardiola e vlerëson mesfushorin si një lojtar të përshtatshëm për stilin e lojës së ekipit të tij dhe është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro për shërbimet e tij, sipas mediumit El Nacional, transmeton AutoiPortali.

 

Fermin, megjithëse ka treguar potencial te Barça, po përballet me konkurrencë të fortë në mesfushë, çka i ka kufizuar minutat.

Mungesa e vazhdimësisë mund ta shtyjë të mendojë për një transferim, veçanërisht nëse synon të jetë pjesë e Kombëtares së Spanjës për Kupën e Botës 2026.

Guardiola e pëlqen për shkathtësinë dhe depërtimet në zonë, ndërsa City e sheh si një investim afatgjatë dhe me ndikim të menjëhershëm.

Nga ana tjetër, Barcelona ndodhet përballë një vendimi të vështirë, pasi lojtari është produkt i akademisë, por oferta e lartë mund të ndryshojë gjithçka.

TË FUNDIT