Vëmendja e dashamirëve të automobilizmit në këtë fundjavë (2 e 3 gusht) do të jetë përqendruar në garën Drag Race 2.
Bazuar në të dhënat nga organizatori, interesimi për pjesëmarrje e po ashtu edhe për nga shikueshmëria është tejet i madh, e rrjedhimisht edhe mobilizimi për organizim sa më të mirë është në nivel të lartë.
Klubi organizator, Eurogoma Racing Team, bashkë me AMCK (Auto Moto Club Kosova), Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe institucionet tjera relevante janë në përgatitjet e fundit për këtë garë.
Drag Race tashmë ka traditë bukur të gjatë dhe organizatori është përballë me sfida nga më të ndryshmet, të cilat përkundër vështirësive, sidomos atyre infrastrukturore i ka tejkaluar me sukses.
Pikërisht bazuar në përvojën e fituar organizatori synon të evitojë çdo problem të mundshëm dhe pritet që Drag Race 2 të ketë rrjedhë shumë të mirë.




