16 ndeshje të NBA pritet të zhvillohen në Evropë
1

16 ndeshje të NBA pritet të zhvillohen në Evropë

Ndërsa vazhdojnë diskutimet mes NBA-së, FIBA-s dhe Euroleague-s për bashkëpunim apo ristrukturim, liga amerikane po ndërmerr një hap konkret drejt zgjerimit në Evropë.

NBA ka konfirmuar se do të zhvillojë gjashtë ndeshje të sezonit të rregullt në kontinentin evropian gjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e strategjisë për rritje globale, transmeton AutoPortali.

Për herë të parë, më 15 janar 2026, Berlini do të presë një ndeshje NBA, ku do përballen Orlando Magic dhe Memphis Grizzlies. Dy ditë më vonë, më 17 janar, të njëjtat ekipe do të luajnë në Londër, që më parë ka mirëpritur evente të NBA-së.

Në 2027, NBA do të zbresë për herë të parë në Mançester, ndërsa Parisi do të presë nga një ndeshje në 2027 dhe 2028, pas suksesit të madh në eventin e mëparshëm të zhvilluar atje. /AutoPortali

TË FUNDIT