Kuka: Po kërkojmë rezultate, por s’po u mundësojmë kushte
Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për krijimin e shkollave elitare sportive në Kosovë, një model që tashmë funksionon me sukses në shumë vende të Evropës.
Ai theksoi se Kosova, me një potencial të madh te të rinjtë, ka nevojë urgjente për struktura që kombinojnë arsimimin dhe sportin, veçanërisht për moshat 14-18 vjeç, të cilët përballen me vështirësi për të balancuar stërvitjen me shkollimin cilësor, transmeton AutoPortali.
Kuka përmendi si shembull shkollën elitare sportive të Potsdamit (Gjermani), përfaqësues të së cilës vizituan Pejën për të prezantuar modelin gjerman.
Ai u bëri thirrje trajnerëve të të gjitha disiplinave që të kërkojnë kushte më të mira për të rinjtë, duke ndjekur shembujt e vendeve me përvoja të suksesshme në zhvillimin e sportit.
Postimi i plotë:
Kosova 🇽🇰 shteti ynë i ri në krejt sportet ka një armatë të madhe të rinjsh sidomos në grupmoshat e reja e ne kemi obligim që ky numër të rritet më shumë që fëmijët tanë të mos marrin rrugë tjera pos edukimit e sportit që promovon shëndet!
Gërshetimi i sportit me sistem edukativ – shkolla në shtete të perëndimit por jo vetëm për talentët e moshave të shkollës së mesme janë ndërtuar përmes gjimnazeve sportive apo Shkollave Elitare Sportive!
Kosova po e ndjen mungesën për diçka të tillë!
Me Rektorin e UBT Prof Edmond Hajrizi kemi filluar një nismë për diçka të kësaj natyre.
Talentët në çdo sport mosha 14-18 sot përballen me shumë probleme për të pasur karrierë sportive por edhe shkollim cilësor,arsyeja mungesat në mësim si shkak i udhëtimeve jashtë për Kampe Stërvitore!
Po kërkojmë rezultate por spo u mundësojmë stërvitje Elitare e edukim cilësor!
Koha të reflektojmë përndryshe rezultatet do janë të zbehta për talentët tanë.
Skemi nevoj të zbulojmë asgjë pos të ndjekim shembuj të shteteve të fuqishme në Sport!
Shembulli më i mirë shteti ynë mik Gjermania,shkolla më e fortë Elitare sportive e Potsdamit ishte me komplet stafin dhe Kryetarin e qytetit në Pejë dhe na informuan për mënyren si funksionojnë.
Trenerë të krejt sporteve është koha të ngrisim zanin për sportistët tanë të rinj,të ju mundësojmë stërvitje e shkollim të nivelit të lartë!



