Drag Race 2 me “shtrirje të gjerë gjeografike”
D

Drag Race 2 me “shtrirje të gjerë gjeografike”

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, Drag Race 2, që mbahet më 2 e 3 gusht, do të ketë numër të madh të pjesëmarrësve.

Përveç garuesve vendorë, për garë kanë aplikuar edhe një numër i konsiderueshëm nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia, shkruan AutoPortali.

“Hijeshinë” e garës, e sigurisht edhe konkurrencën, do t’ia shtojnë edhe mërgimtarët tanë, të cilët aktualisht janë për pushime në vendlindje.

Vetura nga Zvicra, Gjermania, Italia, Franca, Belgjika e vende tjera evropiane gjatë dy ditëve të fundjavës do ta shtojnë atraktivitetin e garës, e sigurisht pronarët e tyre synojnë edhe rezultate të mira.

TË FUNDIT