Verstappen zbulon të ardhmen, heq të gjitha dilemat
V

Verstappen zbulon të ardhmen, heq të gjitha dilemat

Katër herë kampioni i Formula 1, Max Verstappen, do të qëndrojë te Red Bull edhe sezonin e ardhshëm.

Prej kohësh ishte përfolur se holandezi mund të kalonte te Mercedesi, por përpara garës në Hungaroring, ai i hodhi poshtë këto spekulime.

“Çështja është se njerëzit flasin shumë gjatë gjithë sezonit, ndërsa i vetmi që duhet të flasë në të vërtetë, nuk flet. Ky jam unë. Gjithmonë ka qenë e qartë, edhe për vitin e ardhshëm. Tashmë po flas me ekipin për planet e sezonit të ardhshëm. Kjo do të thotë që do të qëndroj me ekipin edhe vitin tjetër”, tha Verstappen.

Spekulimet për një kalim te Mercedesi arritën kulmin kur u bë e ditur se ai dhe Toto Wolff kishin qenë së bashku me pushime në Sardenjë.

“Nëse jahti im është pranë atij të Totos, atëherë po. Mund të kesh marrëdhënie personale me dikë edhe nëse nuk ke ndonjë bashkëpunim profesional”, shtoi Max.

Verstappen fundjavën e kaluar e mbylli garën në Spa-Francorchamps në vendin e katërt.

Aktualisht ai renditet i treti në klasifikimin e përgjithshëm, me 81 pikë më pak se lideri Oscar Piastri dhe 65 më pak se vendi i dytë, Lando Norris.

TË FUNDIT