Liverpooli ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2025/26, duke shënuar rikthimin e partneritetit me Adidas pas më shumë se një dekade.
Ky bashkëpunim i ri është hera e tretë që klubi dhe kompania gjermane punojnë së bashku, pas periudhave 1985–1996 dhe 2006–2012, gjatë të cilave Liverpooli fitoi disa trofe të rëndësishëm.
Fanella e shtëpisë për sezonin e ri mbetet besnike ngjyrës tradicionale të kuqe, por sjell një dizajn të freskët dhe bashkëkohor.
Ndërkohë, fanella mysafire vjen në një stil të rafinuar me ngjyrë të bardhë dhe detaje që reflektojnë identitetin historik të klubit.
Prezantimi zyrtar i fanellave u shoqërua me pjesëmarrjen e disa prej emrave më të njohur të skuadrës, si Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Florian Wirtz, duke rritur entuziazmin e tifozëve.
Fanella e shtëpisë do të përdoret për herë të parë në ndeshjen miqësore kundër Athletic Bilbao, ndërsa fanella e bardhë do të debutojë në ndeshjen hapëse të Premier League kundër Crystal Palace më 10 gusht. Klubi pret që këto fanella të kenë sukses jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin komercial.



