Mercedes – Russell, negociatat vazhdojnë
M

Mercedes – Russell, negociatat vazhdojnë

Piloti britanik George Russell është në negociata me Mercedesin për rinovimin e kontratës.

Mediat britanike raportojnë se muajt e fundit kanë qarkulluar spekulime se Mercedes ka shtyrë zgjatjen e bashkëpunimit me Russell-in, i cili ka kontratë deri në fund të këtij viti.

Megjithatë, sipas Sky Sports, të dy palët janë duke negociuar për një kontratë disavjeçare, që do ta mbante Russell-in te Mercedes të paktën deri në fund të vitit 2027.

Drejtori i Mercedesit, Toto Wolff, tha para disa ditësh gjatë Çmimit të Madh të Belgjikës se marrëveshja me Russell-in mund të arrihet para fillimit të pushimit veror.

Russell (27) iu bashkua programit të pilotëve të Mercedesit në vitin 2017. Ai garoi për Williams në Formula 1 nga 2019 deri më 2021, ndërsa që nga viti 2022 është pjesë e ekipit Mercedes.

Aktualisht, Russell ndodhet në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 157 pikë.

TË FUNDIT