Stadiumi “Zahir Pajaziti” me 1.9 milion euro rinovim, aporovohet kërkesa
S

Stadiumi “Zahir Pajaziti” me 1.9 milion euro rinovim, aporovohet kërkesa

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë pritet të rinovohet.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili bëri të ditur se ky investim do të jetë me kosto plotë 1.9 milion euro, shkruan AutoPortali

Bulliqi dha lajmin se qeveria e Kosovës, ka miratuar propozim/vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit,  ku përfshihet mbulesën e të gjitha tribunave dhe  ndriçimin e fushës sipas standardeve të UEFA, Kategoria 3.

 

Postimi i plotë:

“Stadiumi “Zahir Pajaziti” do të rinovohet me një investim prej 1.9 milionë euro!

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim/vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit në qytetin tonë, një projekt i shumëpritur që do të përfshijë: Mbulesën e të gjitha tribunave dhe ndriçimin e fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3).

Faleminderit Kryeministrit Albin Kurti, Ministrit Hajrullah Çeku dhe Qeverisë së Kosovës për këtë përkrahje të madhe për sportin në Podujevë.

Urime gjithë tifozëve dhe sportistëve!

TË FUNDIT