I kushtoi Realit 30 milionë euro, mirëpo largohet pa zhvilluar asnjë ndeshje
I

I kushtoi Realit 30 milionë euro, mirëpo largohet pa zhvilluar asnjë ndeshje

 

Reinier Jesus ka arritur marrëveshje për t’u bashkuar me Atletico Mineiro si transferim i lirë, sipas ESPN.

Ai pritet të firmosë kontratë katër vite e gjysmë, që zgjat deri në vitin 2030, ndërsa kontrata me Realin do të zgjidhet së shpejti.

Mesfushori ofensiv iu bashkua Real Madridit në vitin 2020 nga Flamengo, por nuk bëri asnjë paraqitje me ekipin e parë, transmeton AutoPortali.

Ai ka qenë në huazim në Borussia Dortmund, Girona, Frosinone dhe së fundmi Granada, pa lënë ndonjë ndikim të madh.

Real Madridi do të përfshijë një klauzolë prej 50% në rast rishitjeje, për të rikuperuar pjesërisht investimin prej 30 milionë eurosh.

Reinier ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Kupën e Gjermanisë me Dortmundin në 2021.

Ai pritet të prezantohet këtë javë dhe mund të debutojë kundër Flamengo ose ndaj Vasco da Gamas fundjavën e ardhshme.

 

TË FUNDIT