Marcus Rashford realizoi golin e parë me Barcelonën në fitoren 5:0 ndaj Daegut në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Kore të Jugut.
Ai shënoi në minutën e 65-të, duke përmbyllur fitoren e thellë të katalunasve, transmeton AutoPortali.
Sulmuesi anglez iu bashkua Barçës muajin e kaluar në formë huazimi nga Manchester United deri në fund të sezonit 2025/26.
Golat e tjerë u shënuan nga Gavi (dy herë), Lewandowski dhe Toni Fernandez. Kjo ishte një nga disa miqësore që Barça po zhvillon para sezonit të ri, ku tashmë ka mposhtur edhe Seoulin dhe Vissel Koben. Ndeshja e radhës është ndaj Comos më 10 gusht.



