Rossomondo beson që Liberty nuk do ta shkatërrojë MotoGP-në
R

Rossomondo beson që Liberty nuk do ta shkatërrojë MotoGP-në

Shefi komercial i MotoGP-së, Dan Rossomondo, është i bindur se ardhja e Liberty Media do të ndihmojë në rritjen globale të kampionatit pa ndryshuar thelbin e tij.

Pas përfundimit të blerjes së 84 për qind të aksioneve të Dorna-s nga Liberty Media, Rossomondo thotë se fokusi do të jetë në zgjerimin e pranishmërisë globale, rritjen e popullaritetit dhe tërheqjen e sponsorëve të rinj, pa kopjuar verbërisht modelin e Formula 1.

“Liberty e di që MotoGP është unik dhe nuk dëshiron ta shkatërrojë. Nuk do të aplikojnë të njëjtën formulë si për F1. Do të na ndihmojnë të hapim dyer, por ne jemi ata që duhet të bëjmë punën”, tha ai.

MotoGP pritet të zgjerohet në tregje si Brazili nga viti i ardhshëm, ndërsa synimi është të ruhet balanca mes garave në Evropë dhe në tregje të reja ndërkombëtare.

TË FUNDIT