“Balaton Park” do të presë për herë të parë MotoGP-në në garën e 14-të të Kampionatit Botëror 2025, duke shtuar emocione të reja në Çmimin e Madh të Hungarisë. Por cilët pilotë shkëlqejnë zakonisht kur MotoGP debuton në pista të reja?
Miguel Oliveira (Prima Pramac Yamaha) është një prej tyre. Ai fitoi garën e parë në Mandalika në 2022 dhe gjithashtu në Portimao në 2020, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në pistat debutuese.
Rekordin e mban Marc Marquez me tri fitore në pista të reja: në SHBA (2013), Argjentinë (2014) dhe Tajlandë (2018), duke e konfirmuar veten si “mjeshtër” i debutimeve.
Marco Bezzecchi fitoi në pistën e re në Indi (Buddh) në 2023, ndërsa më herët, emra si Valentino Rossi, Casey Stoner, Andrea Iannone dhe Casey Stoner kanë hyrë në histori me fitore në pista të reja ose të rikthyera si Shanghai, Misano, Laguna Seca e të tjera.
A do të shfaqet një emër i ri fitues në “Balaton Park”? Mbetet për t’u parë.



