Franco Colapinto pësoi aksident të rëndë (VIDEO)
F

Franco Colapinto pësoi aksident të rëndë (VIDEO)

Piloti i Alpine, Franco Colapinto, ka pësuar një aksident gjatë testimeve të gomave të Pirellit në Hungaroring, ku po merrnin pjesë gjithashtu edhe McLaren, Ferrari dhe Racing Bulls. Incidenti ndodhi në kthesën e shpejtë numër 11, në fund të sektorit të dytë të pistës hungareze.

Pas aksidentit, piloti argjentinas u kontrollua menjëherë në qendrën mjekësore të pistës dhe, për fat të mirë, nuk pësoi lëndime. Megjithatë, bolidi u dëmtua pothuajse plotësisht dhe testi u ndërpre për rreth 30 minuta. Gjatë kësaj kohe, Lando Norris, Liam Lawson dhe Charles Leclerc u detyruan të presin për të vazhduar testimet.

Pirelli po teston gomat e reja për sezonin 2026, kur pritet të hyjnë në fuqi rregulloret teknike të reja, që përfshijnë përdorimin e gomave me diametër më të vogël.

Nga Alpine konfirmuan: “Në ditën e dytë të testimeve të Pirellit në Hungaroring, Franco Colapinto pati një incident në kthesën 11. Pas ekzaminimit mjekësor, u konfirmua se është në gjendje të mirë”.

TË FUNDIT