Andrea Stella, aktualisht shef i McLaren, ka përjetuar nga brenda periudhën më të lavdishme të Ferrarit në F1, duke punuar në ekipin e Michael Schumacher në fillim të viteve 2000. Sot, ai sheh ngjashmëri mes atij dominimi dhe asaj që McLaren po arrin.
Ferrari fitoi 6 kampionate konstruktorësh dhe 5 për pilotë nga 1999 deri më 2004, me makinë që vendoste rekorde të qëndrueshme për vite. Ajo epokë u shoqërua me dyshime nga rivalët për mashtrime, një situatë që po ndodh tani edhe me McLaren, që po dominon ndjeshëm dhe po përballet me teori konspirative të ngjashme.
Sipas Stellas, ato që e dallojnë suksesin aktual të McLaren janë dy gjëra:
Shpejtësia e progresit – më e lartë se ajo e Ferrarit në epokën e Schumacherit.
Mungesa e “yjeve” të mëdhenj – çdo sukses është fryt i punës kolektive, përfshirë pilotët.
Stella thekson se, si dikur te Ferrari, McLaren ka ndërtuar një kulturë pa fajësim, ku idetë vlejnë më shumë se emrat, dhe ku çdo zhvillim teknologjik, sidomos në aerodinamikë, është testuar dhe sjell rezultate të prekshme në pistë.

Ai thotë: “Nuk ka magji në F1. Suksesi vjen nga puna mbi bazat: metodologjitë, verifikimi i tyre dhe aftësia për t’i transferuar nga tuneli i erës në pistë”.
Ashtu si dikur Ferrari me Todt, Brawn dhe Byrne, edhe McLaren sot po korr sukses falë ekipit të bashkuar, një kulture të fortë dhe zhvillimeve që funksionojnë menjëherë.



