Dodge po e kthen plotësisht Durango-n e vitit 2026 në fuqinë klasike të motorëve V-8, duke hequr dorë nga opsionet me gjashtë cilindra. Falë ndryshimeve në rregulloret për emetimet në SHBA, marka amerikane ka rikthyer motorët e saj më të fuqishëm në të gjithë gamën Durango.
Modeli bazë Durango GT tani do të pajiset me motorin Hemi V-8 5.7 litra me 360 kuaj fuqi dhe 390 nb-ft çift rrotullues, një përmirësim i ndjeshëm nga motori i mëparshëm V-6, duke e ulur kohën 0-100 km/h nga 7.4 sekonda në 6.2, shkruan Car and Driver, transmeton AutoPortali.
Durango R/T gjithashtu përfiton nga një përditësim, duke kaluar në motorin 392 Hemi V-8 6.4 litra me 475 kuaj fuqi dhe 470 nb-ft. Ndërsa SRT Hellcat mbetet modeli më ekstrem, me 710 kuaj fuqi dhe përshpejtim 0-100 km/h në 3.5 sekonda, falë motorit të tij 6.2 litra me superkompresor.
Çmimet për vitin 2026 nisin nga 44,490 dollarë për GT, 51,990 dollarë për R/T, dhe 81,990 dollarë për Hellcat, ky i fundit 5000 dollarë më lirë se viti i kaluar. Porositë hapen më 13 gusht për GT dhe Hellcat, ndërsa R/T vjen më vonë këtë vit.



