A e keni menduar ndonjëherë çfarë ndodh kur shtypni frenin elektronik të parkimit gjatë drejtimit? Edhe pse kjo duket si një veprim i rrezikshëm, makinat moderne janë ndërtuar për ta trajtuar atë në mënyrë të sigurt.
Një test i fundit nga oficerët e policisë gjermane tregoi se në një situatë të tillë, aktivizohen të katër frenat së bashku me sistemin ABS, duke shkaktuar një ndalesë të shpejtë, por të kontrolluar, shkruan AutoPortali.
Ngjarje të ngjashme janë testuar edhe nga YouTuberë, si Cleetus McFarland në vitin 2019 me një Chevrolet Corvette C7, me rezultate po aq të sigurta.
Ky funksion mund të jetë i dobishëm në raste emergjente – për shembull, nëse shoferi humbet vetëdijen, pasagjeri mund ta ndalojë automjetin në mënyrë të sigurt, gjë që nuk është e mundur me frenat klasike mekanike të dorës.



