Curry zbulon sekretin e suksesit të Golden State Warriors në NBA
C

Curry zbulon sekretin e suksesit të Golden State Warriors në NBA

Ylli i Golden State Warriors, Steph Curry, ka ndarë sekretin kryesor pas katër titujve të tij në NBA dhe suksesit të vazhdueshëm të skuadrës.

Curry, i njohur si një nga gjuajtësit më të mëdhenj të trepikëshave në historinë e basketbollit, është bërë simbol i klubit që nga viti 2009, kur u draftua nga Warriors.

Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar katër tituj NBA dhe është shpallur MVP i sezonit dy herë, duke ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme në historinë e skuadrës.

Në librin e tij të ri, “Shot Ready”, Curry i jep një rol të veçantë bazës së tifozëve të Warriors, të njohur si Dub Nation.

Ai thekson se përkushtimi dhe pasioni i këtyre tifozëve janë një nga faktorët kyç që i kanë ndihmuar ata të krijojnë një atmosferë unike në fushë.

“Me gjithë respektin për bazat e tjera të tifozëve, fansat e Warriors janë të mrekullueshëm në artin e mbështetjes. Nuk ka asgjë si kjo,” shprehet Curry.

“Ata kuptojnë rrjedhën e lojës dhe vendosin tonin që në fillim edhe para se ndeshja të nisë duke bërë që skuadra tjetër të ndjejë energjinë e fushës si të ishte një avantazh shtëpie. Dub Nation krijon këtë energji që në sekondat e para.”

Përveç energjisë që krijojnë në momentet pozitive, tifozët e Warriors janë gjithashtu mbështetës të fuqishëm edhe në momentet kur skuadra kalon vështirësi.

Curry përmend se në situata kur një lojtar mund të humbasë disa mundësi radhazi dhe ndjehet demoralizuar, fansat janë aty për të ngritur moralin.

“Në ato momente kur je pak i demoralizuar, ata e kuptojnë. Ngrihen dhe të tregojnë që janë aty. Nuk është thjesht një stadium i zhurmshëm, por një publik i përkushtuar në shtëpi,” thekson ylli i Warriors.

TË FUNDIT