Tifozët e Galatasaray i lënë pa gjumë me fishekzjarre lojtarët e Liverpool
T

Tifozët e Galatasaray i lënë pa gjumë me fishekzjarre lojtarët e Liverpool

Tensioni ka nisur shumë përpara vërshëllimës së parë të gjyqtarit, tifozët e Galatasaray kanë vendosur t’i “paralajmërojnë” lojtarët e Liverpoolit mbrëmjen e kaluar, duke i lënë pa gjumë në hotelin ku po qëndron skuadra angleze në Stamboll.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, qindra tifozë turq janë mbledhur pranë hotelit dhe kanë ndezur fishekzjarrë dhe mjete piroteknike, në përpjekje për të prishur qetësinë e lojtarëve të “The Reds”.

Ky veprim është një taktikë e njohur në futbollin europian, sidomos në përballjet me ngarkesë emocionale dhe rivalitet të lartë.

Me këtë lëvizje, ultrasit e Galatasaray synojnë të ndikojnë psikologjikisht te kundërshtari, vetëm pak orë para ndeshjes.

Takimi i shumëpritur mes Galatasaray dhe Liverpool do të zhvillohet sot në orën 21:00, dhe pritet të sjellë spektakël në fushë, për shkak të nivelit të lartë të dy skuadrave dhe atmosferës së zjarrtë që do të mbizotërojë në stadiumin “RAMS Park”.

Pamjet nga momenti i shpërthimit të fishekzjarrëve janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa tifozët e Galatasaray shihen duke brohoritur dhe kënduar këngë për skuadrën e tyre, duke dhënë sinjale se Liverpool nuk do ta ketë aspak të lehtë në këtë transfertë të zjarrtë.

TË FUNDIT