Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.P., dhe L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165, dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri M.P., gjatë periudhës kohore, Qershor – Korrik të vitit 2021 në Prizren, merr pjesë në trafikimin me njerëz dhe atë duke rekrutuar, strehuar dhe pranuar viktimën e trafikimit me anë të përdorimit të forcës dhe shtrëngimit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave nga e njëjta me qëllim të shfrytëzimit seksual të saj.



