Pedro Acosta me përshkrim interesant për parakalimin e Marc Marquez (VIDEO)
P

Pedro Acosta me përshkrim interesant për parakalimin e Marc Marquez (VIDEO)

Piloti i KTM-së, Pedro Acosta, tha se Marc Marquez ishte shumë më i shpejtë në momentet vendimtare të Çmimit të Madh të Hungarisë në Balaton Park Circuit.

Acosta e parakaloi Marquezin në fillim të garës dhe krijoi një avantazh të vogël, por piloti i Ducatit e rikuperoi diferencën dhe mori kreun, duke fituar garën. Spanjolli i KTM-së përfundoi në vendin e dytë.

“Në kthesën 8 ai ishte jashtëzakonisht i shpejtë dhe më kaloi sikur të isha një shikanë lëvizëse. Unë u përpoqa t’ia ktheja parakalimin, por në fund nuk pata përgjigje,” tha Acosta.

Ai shtoi se është gjithmonë kënaqësi të garosh kundër kampionit në fuqi dhe se duelet me Márquezin tregojnë përparimin e tij dhe të KTM-së.

Pavarësisht se ende nuk ka fituar një garë të MotoGP-së, Acosta beson se fitorja e parë do të vijë së shpejti, falë qëndrueshmërisë më të madhe dhe përmirësimeve të motorit KTM.

TË FUNDIT