Fabrika e Douvrin në veri të Francës, e cila për 57 vite ka prodhuar rreth 52 milionë motorë, po mbyll përgjithmonë historinë e saj. Ajo ishte një nga qendrat e rëndësishme të industrisë evropiane të automobilave, ku u prodhuan motorë për Peugeot, Renault dhe Citroën.
Fabrika u bë veçanërisht e njohur për motorët TU, të prodhuar në 15.6 milionë ekzemplarë, por edhe për motorin trecilindërsh 1.2 PureTech, i cili u kthye në problem serioz për qindra mijëra pronarë automjetesh.
Problemi kryesor ishte rripi i dhëmbëzuar i zhytur në vaj, i cili me kalimin e kohës shpërbëhej dhe bllokonte sistemin e vajosjes, duke shkaktuar dëmtime të rënda të motorit.
)
Pas ankesave të shumta dhe proceseve gjyqësore, drejtori ekzekutiv i Stellantis, Antonio Filosa, kërkoi falje publike për problemet me këta motorë.
Megjithatë, motori 1.2 nuk zhduket. Gjenerata e re EB2, e pajisur me zinxhir në vend të rripit problematik, vazhdon të prodhohet në Hungari.



