Lewis Hamilton ka kritikuar shokun e tij të skuadërs, Charles Leclerc pas incidentit mes tyre në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Meksikës, ku Ferrari humbi mundësinë për të siguruar një fitore të dyfishtë.
Hamilton u nis nga pole position, ndërsa Leclerc tentoi ta parakalonte në kthesat e para. Gjatë betejës, monakasi doli jashtë piste dhe më pas u penalizua me pesë sekonda.
Kjo situatë i mundësoi Max Verstappenit të merrte fitoren. Hamilton përfundoi i dyti, ndërsa Leclerc i katërti.
Hamilton nuk i kurseu kritikat ndaj bashkëngasësit.
“Është çështje mentaliteti. Është sikur të thotë: ‘Ose fitoj unë, ose nuk fiton askush’. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet të sigurojmë vendin e parë dhe të dytë për ekipin”.
Britaniku theksoi se Ferrari kishte shpejtësinë për të fituar garën dhe se incidenti i kushtoi ekipit pikë të rëndësishme.

Tensionet mes dy pilotëve janë shtuar edhe pas incidenteve në Zandvoort dhe Monza.
Hamilton kërkon bisedime serioze brenda ekipit dhe ndryshimin e mënyrës së bashkëpunimit mes dy pilotëve, duke paralajmëruar se diçka duhet të ndryshojë patjetër te Ferrari.



