Një BMW i7 xDrive60 M Sport, i prodhuar në vitin 2023, ka humbur më shumë se 102.000 euro nga vlera e tij për vetëm tre vjet.
Sipas portalit suedez CarUp, vetura e re kishte kushtuar rreth 183.500 euro, ndërsa sot shitet për vetëm 81.000 euro. Interesant është fakti se deri më tani ka përshkuar vetëm 34.520 kilometra.
544 kuajfuqi dhe luks për gjysmën e çmimit
BMW i7 xDrive60 ka dy motorë elektrikë, tërheqje në të katër rrotat dhe 544 kuajfuqi. Autonomia e tij arrin deri në 605 kilometra me një mbushje të baterisë.
Modeli në shitje ofron pajisje luksoze, përfshirë paketën M Sport, ulëset prej lëkure Merino me masazh, çatinë panoramike dhe dyert automatike.
)
Pse po bien kaq shumë çmimet?
Rënia e vlerës nuk është e veçantë vetëm për BMW-në. Edhe modelet elektrike të Jaguarit dhe Porsche Taycan po pësojnë humbje të mëdha financiare.
Arsyet kryesore janë zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së baterive dhe pasiguria e blerësve për jetëgjatësinë e tyre pas përfundimit të garancisë.
Për blerësit e veturave të reja kjo është humbje e madhe, por për ata që kërkojnë luks me çmim më të ulët, tregu i veturave elektrike të përdorura po ofron mundësi shumë interesante.



